Davçevski: Stop ndërtesës administrative luksoze të N.P.”Ujësjellësi”

Maqedonia

Davçevski: Stop ndërtesës administrative luksoze të N.P.”Ujësjellësi”

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:27

LSDM reagoi ndaj ndërtimit të objektit luksoz administrativ të N.P. Ujësjellësi.

“ LSDM dhe partnerët e koalicionit nga opozita edhe njëherë më ashpër e kundërshtojmë ndërtimin e objektit administrativ luksoz të N.P.” Ujësjellësi” që banorët i harxhon për 11 milion euro. Kërkojmë menjëherë të ndërpriten punimet, ndërtesa të shitet në gjendjen e tanishme, ndërsa paratë nga shitja të shfrytëzohen për një objekt tjetër të ri, efikas”, theksoi këshilltari Dragi Davcevski nga radhët e LSDM.

“ Për ta futur në borxh qytetin e Shkupit për kryerjen e punëve me kredi prej 7.3 milion euro, Koce Trajanovski në seancën e sotme i propozoi Këshillit që ndërtesa ende e pa përfunduar luksoze e N.P.”Ujësjellësi” të vendoset nën hipotekë tek ndonjëra prej bankave komerciale.

Çka d.m.th kjo gjë? Se bankat komerciale nuk kanë besim në N.P. se me kohë do ta kryejnë pagesën”, deklaroi Dragi Davçevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat