Provimi shtetëror do të jepet me 60 përqind të përgjigjeve pozitive

Maqedonia

Provimi shtetëror do të jepet me 60 përqind të përgjigjeve pozitive

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:30

Në seancën e të dielës, të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u sqarua se provimi shtetëror nuk do të jepet me 70 përqind të përgjigjeve pozitive, por me 60 përqind të tyre.

“ Nuk do të ketë dy provime shtetërore, por një të ndarë në dy pjesë- tek e dyta dhe viti i fundit, për tu shpërndarë edhe studentët edhe Këshilli për akreditim dhe evoluim. Do të ketë një provim shtetëror provues, një vit, para se të vendoset në fakultete”, deklaroi ministri Abdilaqim Ademi.

“ Vitin e dytë do të përfshihen të gjitha lëndët të cilat deri në momentin e provimit i ka të dhëna kandidati, ndërsa pjesa e dytë do të jetë në fund dhe do të përfshihen të gjitha lëndët që nuk janë përfshirë në pjesën e parë të provimit shtetëror. Ky provim do të vlej për studentët që janë regjistruar në ciklin e parë gjegjësisht të dytë, për studentët që do të regjistrohen në vitin akademik 2015/2016”, theksoi Ademi.

Sipas propozimit, provimi shtetëror do të jepet katër herë në vit për të mos u përzier me provimet tjera të rregullta- në fund të muajve shkurt, prill, gusht dhe nëntor. Dy provimet e para janë pa pagesë.

Provimi shtetëror do të përmbajë pesë pyetje, gjegjësisht studime të rasteve prej të gjitha lëndëve obligative. Nuk do të përfshihen dhjetë përqind e lëndëve zgjedhore në kuadrin e universitetit. Provimi do të realizohet në mënyrë elektronike me set pyetjesh.

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se pyetjet paraprakisht do të janë të njohura dhe publikuara. Me propozim të universiteteve, pyetjet do të propozohen prej vet profesorëve, por edhe do të janë të selektuara prej Këshillit për akreditim dhe evoluim.

“ Këshilli, me ekspert prej secilës lëmi do të mund të shtoj pyetje, por numri i tërësishëm i pyetjeve do të jetë i propozuar prej vet profesorëve prej përmbajtjes së lëndëve që ata i ligjërojnë”, theksoi Ademi.

Përskaj asaj që pyetjet mund t`i bëjnë fakultetet, risi është edhe ajo që është ulur përqindja e kalimit të këtij provimi prej 70 në 60 përqind të përgjigjeve pozitive prej numrit të përgjithshëm të lëndëve.

“ Provimi shtetëror do të llogaritet si i kaluar nëse studenti ka arritur deri në 60 përqind të numrit të përgjithshëm të poenëve për të gjitha lëndët. Provimi shtetëror do të llogaritet i kaluar edhe nëse studenti për 20 përqind të lëndëve ka arritur më së paku 30 përqind të poenëve, për secilën lëndë veç e veç, por numri i përgjithshëm i poenëve të mos jetë më i vogël se 60 përqind nga numri i përgjithshëm i poenëve të krejt lëndëve”, theksoi Ademi./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat