Edhe në vitin 2015 Maqedonia larg Evropës për shkak të vetos greke?!

Maqedonia

Edhe në vitin 2015 Maqedonia larg Evropës për shkak të vetos greke?!

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:29

Shefi i diplomacisë, Nikolla Poposki nuk është optimist se viti 2015 mund të sjellë të reja rreth çështjes së emrit. Sipas tij, Athina nuk është e motivuar për gjetjen e zgjidhjes, dhe Maqedonia aktualisht nuk ka partner në bisedimet për emrin.

Ai vlerëson se vendi duhet të fokusojë energjitë në zhvillimin ekonomik dhe vazhdimin e reformave deri në momentin kur Greqia të jetë e gatshme për zgjidhjen e kontestit.

“Atë që e thonë të gjithë partnerët, vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, se për tango duhen dy persona. Për këtë tango nuk kemi partner… Motivimit për momentin nuk është në nivelin e duhur tek bashkëbiseduesit tanë, për të pasur diskutime të hapura dhe reale për tejkalimin e kontestit”, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat