Kriza politike, Mehmeti kërkon ndërmjetësimin e eurodeputetëve

Maqedonia

Kriza politike, Mehmeti kërkon ndërmjetësimin e eurodeputetëve

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:19

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti kërkon ndërhyrjen e eurodeputetëve në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Mehmeti, në profilin e saj në Facebook, thotë se eurodeputetët duhet të ndërmjetësojnë rivendosjen e dialogut mes partive politike, ashtu siç po ndodh në Shqipëri.

“Eurodeputetet po ndërmjetësojnë rivendosjen e dialogut politik në Shqipëri. Sipas të njëjtit model, eurodeputetët duhet të angazhohen edhe në rivendosjen e dialogut politik në Maqedoni”, thotë deputetja.

Në Shqipëri, eurodeputeti Eduard Kukan ka nisur mëngjesin e sotëm takime intensive me partitë politike në Tiranë. Takimet pritet të rezultojnë me një marrëveshje që do të rikthejë opozitën në Kuvend.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës bojkoton prej gati 6 muajsh Kuvendin, për shkak të dhunës së ushtruar nga dy deputetë socialistë ndaj deputeti demokrat Gent Strazimiri.

PD kërkon dekriminalizimin e Kuvendit, duke përjashtuar nga përbërja parlamentare deputetët socialistë me precedentë penalë./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat