Kryeministri turk sot arrin në Shkup

Maqedonia

Kryeministri turk sot arrin në Shkup

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:20

Kryeministri i Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu sot do të arrij për një vizitë dyditore në Maqedoni.

Në një njoftim të Qeverisë së Turqisë thuhet se Davutoglu në kuadër kesaj vizite do takohet me kryeministrin, Nikola Gruevski dhe do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov.

Davutoglu gjithashtu do të marrë pjesë në manifestimin "Festa e arsimit në gjuhën turke në Maqedoni", e cila festohet tradicionalisht më 21 dhjetor.

Gjatë kësaj vizite në Maqedoni, Kryeministri Davutoglu do të mbajë një sërë takimesh në fushën e politikës, ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare dhe do të diskutojë për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me dy vendet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat