Maksuti: Përfaqësimi adekuat, ndikohet nga raportet Gruevski-Ahmeti

Maqedonia

Maksuti: Përfaqësimi adekuat, ndikohet nga raportet Gruevski-Ahmeti

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 23:45

Realizimi me hapa të breshkës i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është si rezultat i mungesës së mekanizmit ligjor për të ndëshkuar bartësit e funksioneve publike që nuk realizojnë këtë parim kushtetues. Mersim Maksuti komenton konkursin e fundit në polici ku janë pranuar 50 inspektorë, prej të cilëve vetëm dy shqiptarë. Maksuti thotë se kjo nxjerr në pah edhe raportin real mes partnerëve të koalicionit.

“Kjo vjen si rezultat i obstruksioneve permanentet që i bën qeveria dhe kjo vjen si rezultat i raportit real jo të qëndrueshëm midis subjekteve politike pjesëmarrëse në qeverinë e Maqedonisë. Nëse nuk sigurohet një mekanizëm ligjor që nënkupton nxjerrjen e një ligji që në mënyrë ndëshkuese do të sanksionoj të gjithë funksionarët, bartësit e funksioneve publike në Maqedoni dhe institucionet përkatëse që nuk e realizojnë këtë parim tejet të rëndësishëm dhe shtyllën kryesore të Kushtetutës së Maqedonisë”, deklaroi Mersim Maksuti, profesor universitar.

Ndryshe të dhëna për përfaqësimin e shqiptarëve në nivel inspektorësh në polici, nuk dha as Zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili. I pyetur për numrin e saktë të inspektorëve shqiptarë, Qamili shkurt u përgjigj duke thënë se numri është i mirë. Në konkursin e fundit për inspektor policor nga 50 kandidatë janë pranuar vetëm dy shqiptar. Alsat M mëson se lista e konkurrentëve para përzgjedhjes është pastruar dhe janë përfshirë kandidatë tjerë që nuk i kanë plotësuar kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat