LSDM: Ministrat në hall si ta kënaqin shefin e tyre

Maqedonia

LSDM: Ministrat në hall si ta kënaqin shefin e tyre

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 19:17

Në seancën e hapur për qytetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ka reaguar LSDM-ja opozitare, duke e quajtur si një taktik të ulët të kryeministrit Nikolla Gruevski këtë shfaqje.

“ Politikat e qeverisë pas dyerve të mbyllura kur shtrëngohet arsimi? E cila i vendosi çelës në derë studentëve, nuk e dëgjoi JO-në e fuqishme të 10.000 studentëve dhe qëndrimin e mbi 20 fakulteteve dhe institucioneve për të ashtuquajturin provim shtetëror.”, thuhet ndërmjet tjerash në reagim.

Partia opozitare e pyeti kryeministrin, nëse mendon për hapjen e qeverisë kur qëndron e shurdhër ndaj apeleve të mjekëve dhe pacientëve për mos funksionalitetin e të ashtuquajturit projekt “Termini im”, për shkak të cilit pacientët vrapojnë nëpër korridore.

“ Ministrat do të lodhen në kinon e sotme, duke uzurpuar kanalin e tretë të mediumit publik RTVM për ta kënaqur hirin e shefit të tyre Gruevski. Por, ai film, nuk kalon më”, porositën nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat