A do të paguajnë kontribute funksionarët shtetëror, Qeveria pa vendim?!

Maqedonia

A do të paguajnë kontribute funksionarët shtetëror, Qeveria pa vendim?!

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:24

Qeveria nuk ka marrë ende vendim nëse kontribute shoqërore do të paguajnë apo jo edhe funksionarët, të cilët janë të angazhuar njësoj si punëtorët e thjeshtë me honorare.

Edhe pse javën e kaluar, Ministri i Punës dhe Politikave Sociale tha se funksionarët nuk do të përjashtohen nga pagesa, ministri i Financave Zoran Stavrevski deklaroi për Alsat-M se vendimi për tatimimin e funksionarëve do të vendoset këto ditë.

“Këto ditë do të kemi takim mes Ministrisë së Financave, Fondet dhe Ministria e Punës, dhe në fund do të caktojmë edhe kornizën se si do të rregullohet kjo çështje. Diku nga e mërkura, do të dihet qëndrimi lidhur me këtë çështje”, ka thënë ministri Stavreski./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat