Pivovarov: Përdorimi i ‘plumbave të gomës’, të rregullohet me ligj, në të kundërtën paraqet vepër penale

Maqedonia

Pivovarov: Përdorimi i ‘plumbave të gomës’, të rregullohet me ligj, në të kundërtën paraqet vepër penale

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:01

Të gjitha mjetet që përdoren nga ana e policisë për të shpërndarë protestuesit dhe për të cilat nuk ka bazë ligjore paraqesin vepër penale. Ish shefi i shërbimit ushtarak për zbulim Vlladimir Pivovarov thotë se nëse policia gjatë protestave kundër vendimit gjyqësor për rastin Monstra, ka përdorur plumba gome, atëherë ndokush duhet përgjigjet për vepër penale, nëse për përdorimin e atyre mjeteve nuk ka pasur bazë ligjore. Pivovarov tha për Alsat M se shqetësuese tek ne paraqitet fakti që policia çdoherë ka të drejtë ndërsa çështja kryesore është se kush i pari ka filluar incidentin.

“Në atë moment nëse nuk ka ekzistuar ligji gjithçka që nuk është e shkruar me ligj nuk lejohet. Pra çdo gjë që nuk ka bazë ligjore edhe nëse ju lejohet ta zbatoni paraqet vepër penale. Kjo masë preventive do të veproj ndaj atyre që dëshirojnë me dhunë të mbajnë protesta megjithatë çështja kryesore është kush i pari e fillon incidentin, nëse ato janë protesta të qeta dhe policia keqpërdor apo protestuesit janë të dhunshëm dhe policia është e detyruar të përdor këto mjete”, deklaroi Vlladimir Pivovarov, ish drejtor i shërbimit ushtarak për zbulim.

Pivovarov thotë se është shumë me rëndësi që përdorimi i plumbave të gomës dhe shok bombave të rregullohet me akte nënligjore.

“Megjithatë shtrohet pyetja serioze pasi ligji vetëm i numëron mjetet megjithatë duhet me akte nënligjore të theksohet në cilën situatë dhe si do të përdoren ato. Pse? Sepse këto janë mjete të dhunshme serioze që kanë për qëllim të pengojnë demonstratat megjithatë nëse zbatohen nga persona joprofesional, persona që nuk kanë obligime morale ndaj shoqërisë, pra në situata të tilla mund të jenë shqetësuese për popullatën e që është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Vlladimir Pivovarov, ish drejtor i shërbimit ushtarak për zbulim.

Pivovarov vlerëson se urdhrin për përdorimin e tyre duhet ta jep komandanti që udhëheq aksionin pasi të ketë përdorur të gjitha masat tjera paraprake si paralajmërimin. Por në rast të keqpërdorimit, sipas tij, atëherë përgjegjësinë duhet ta mbajnë edhe ministri dhe drejtori i policisë për mos edukimin e kuadrit. Me ndryshimet e reja në ligjin për policinë, policëve do t’iu lejojë të gjuajnë drejt njerëzve edhe me plumba gome dhe shok-bomba në rast të prishjeve të rendit publik./alsat-m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat