Kumanova ndau mbi 24 milion den për mbrojtjen sociale

Maqedonia

Kumanova ndau mbi 24 milion den për mbrojtjen sociale

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:50

Komuna e Kumanovës nga viti 2015 deri në vitin 2017 do të harxhoj mbi 24 milion denar për mbrojtjen sociale të qytetarëve.

Nga kjo shumë, mbi 20 milion denar do të destinohen për subvencionimin e llogarive për ujë dhe bërllok, për familjet me kushte të rënda ekonomike.

“ Numri i shfrytëzuesve është i ndryshueshëm. Prej subvencionimeve për shërbime komunale përfitojnë 1435 qytetar dhe presim që vitin e ardhshëm numri të sillet këtu diku. Secila familje përfiton deri në 900 den për ujë dhe deri në 300 den për faturat e bërllokut. Subvencione për transport shfrytëzohet prej 223 të falimentuarve”, theksoi Frosina Trajkoska, ndihmës udhëheqëse e sektorit për mbrojtje sociale.

Dy milion den do të harxhohen për transport pa pagesë lokal për falimentuesit, 1.5 milion denar për funksionimin e qendrës ditore “Porosia jonë”, 700.000 den janë të ndara për ndihmë të njëhershme në para dhe 180.000 den për projektin “ Inkludimi i fëmijëve rom në objektet parashkollore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat