Jolevski: Edhe 250 ushtar profesional do të punësohen

Maqedonia

Jolevski: Edhe 250 ushtar profesional do të punësohen

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:49

Në seancën e sotme qeveritare, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski theksoi se vitin e ardhshëm do të punësohen edhe 250 ushtar profesional.

Ai shtoi se deri në 31.12.2015 ministria e ka për obligim që t`i punësoj këto njerëz.

“ Për ushtarët e rinj profesional të strukturuar në dy grupe me nga 125 ushtar të cilët do të punësohen vitin e ardhshëm. Është përpunuar edhe një rregullore për selektim, procesi do të zgjas rreth tre muaj dhe planifikojmë që grupin e parë prej 125 vetave deri në përfundim të marsit dhe fillim të muajit prill veçse ta punësojmë”, theksoi Jolevski. /zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat