Gashi: Shteti po i përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike

Maqedonia

Gashi: Shteti po i përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:26

Afrim Gashi, anëtar i Këshillit Inicues të Lëvizjes BESA, ka biseduar rreth pikëpamjeve politike të lëvizjes BESA, duke theksuar se shteti po i përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike.

“Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe në përditshmëri ballafaqohemi me probleme të ndryshme. Fakti që ne jemi të angazhuar në sfera të ndryshme në shoqëri, nuk nënkupton se jemi të përjashtuar prej problemeve që prekin qytetarët dhe në bazë të këtyre problemeve ne kemi formuluar edhe konceptin tonë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, të gjithë jemi të vetëdijshëm se problemi kryesor është papunësia dhe marrëdhëniet e ndëretnike që përkeqësohen nga vet shteti.

“Në thelb, marrëdhëniet ndëretnike janë të mira dhe stabile, por shteti intervenon që ata të përkeqësohen dhe të mos jenë ashtu siç duhet të jenë. Ne duam të eliminojmë këtë dukuri”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat