Takimi i Izet Mexhitit me deputetët nga Shqipëria

Maqedonia

Takimi i Izet Mexhitit me deputetët nga Shqipëria

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:23

Lidhja kulturore mes Shkupit dhe Tiranës gjithnjë e më shumë forcohet praktikë të cilën tani po e zbaton suksesshëm numri një i Çairit, Mexhiti.

Edhe zyrtarisht është bërë e ditur agjenda e nesërme e vizitës së delegacionit nga Shqipëria në Shkup. Delegacioni shqiptar vjen me ftesë të Parlamentit të Maqedonisë. Ky delegacion do jetë “dëshmitar” i disa aktiviteteve në Çarshinë e vjetër, më pas takim me zv.Kryeministrin për Implementimin e Marëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe së fundmi mysafir të kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti.

Në krye të delegacionit shqiptar do të jetë Fatmir Toçi deputet, kryetar i Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botimet në Kuvendin e Shqipërisë, Alfred Peza, deputet dhe nënkryetar i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pastaj Mimoza Hafizi deputete, Sekretare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe kryetare e Sekretariatit për Marrëdheniet me Jashtë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj deputete, anëtare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimimit Publik, Astrit Veliaj deputet, Adelina Rista deputete dhe Erjeta Alhysa deputete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat