Petkovski: Shumë bomba do shpërthejnë kundër Gruevskit

Maqedonia

Petkovski: Shumë bomba do shpërthejnë kundër Gruevskit

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 20:33

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i pranishëm në 9 vjetorit të themelimit të PRSD-së, nuk deshi të tregonte nëse bomba e paralajmëruar nga ai, do të shpërthejë para vitit të ri. Por, pyetjes iu përgjigj kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski i cili tha se bomba të tjera do shpërthejnë më fuqishëm për shkak të rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve, në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Për atë, me siguri Zaevi do tregojë nëse do shpërthejë para vitit të ri, por e di se një pushtet lakmitar dhe i korruptuar, që shkel dinjitetin njerëzor dhe ka shumë mëkate, do të shkundet nga shumë bomba të tjera, të paplanifikuara, në të gjitha sektorët e jetës sonë. Nuk ka progres në asnjë fushë dhe supozoj se për askënd nuk është befasi, nëse hapen të gjitha aferat”, tha Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.

Sipas Petkovskit, inkurajues është fakti se studentët dhe intelektualët, e ngritën zërin e tyre. Ai garantoi mbështetjen e tij, ndaj të gjithë atyre që duan rrënimin e këtij pushteti. Petkovski shtoi se çdo gjë që hamë, çdo gjë që bëjnë fëmijët, e deri si menaxhohet shteti, është pushtet-parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat