Ahmeti: Marrëdhëniet ndëretnike varen nga integrimi në NATO

Maqedonia

Ahmeti: Marrëdhëniet ndëretnike varen nga integrimi në NATO

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 15:36

E ardhmja e Maqedonisë dhe e marrëdhënieve ndëretnike varet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga Dibra, ku mori pjesë në kuvendin zgjedhor të Degës, Ahmeti tha se anëtarësimi në NATO garanton marrëdhëniet midis maqedonasve dhe shqiptarëve, si dhe paqen e stabilitetin e rajonit.

Kreu i BDI-së tha se ky proces dhe zgjidhja e emrit kërkojnë angazhim të plotë ndërkombëtare, sepse siç u shpreh ai, pa miq ky problem nuk mund të zgjidhet.

Ahmeti siguroi se BDI po ndërmerr aktivitete të shumta për kapërcimin e këtyre problemeve.

Në kuvendin zgjedhor të Degës së BDI-së në Dibër, për kryetar u zgjodh Ruzhdi Lata, kryetar aktual i Komunës së Dibrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat