Në ish kazermën ushtarake në Shkup,do hapet zonë e lirë për bankat

Maqedonia

Në ish kazermën ushtarake në Shkup,do hapet zonë e lirë për bankat

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:15

Pas zonave të shumta ekonomike, qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të hap edhe zonë të lirë financiare. Kështu ka bërë të ditur ministri i financave, Zoran Stavrevski në një emision të televizionit shtetëror.

Sipas tij zona financiare do të ndërtohet te ish kazerma ushtarake, “Ilinden” në Shkup përballë Ambasadës amerikane dhe do të fillojë me punë në verë të vitit 2015.

“ Në zonat e lira financiare do të mund të punojnë firma financiare të profileve të ndryshme, P.sh banka investuese, kompani për menaxhimin e parave, fonde investuese dhe të tjera”-është shprehur mes tjerash ministri, Stavrevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat