Afera "TAT", mbi 100 qytetarë që humbën paratë vranë veten

Maqedonia

Afera "TAT", mbi 100 qytetarë që humbën paratë vranë veten

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:48

Më shumë se 100 vetëvrasje janë kryer nga qytetarë që humbën kursimet e tyre në aferën “TAT”, ndodhur 17 vite më parë.

Sipas të dhënave që u paraqitën në filmin dokumentuar për aferën, thuhet se janë më shumë se 100 qytetarë që i kanë marrë jetën vetes, pasi kanë humbur paratë e tyre.

Në filmin dokumentar, i cili u prezantua dje, thuhet se mjetet që qytetarët humbën në këtë aferë, si pasojë e një mashtrimi piramidal, kapin vlerën mbi 120 milionë marka gjermane.

Filmi dokumentar u përgatit nga produksioni “Videomozaik” me regjisor Sasho Milenkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat