Reagoi Ministria e Financave ndaj akuzave të LSDM-së

Maqedonia

Reagoi Ministria e Financave ndaj akuzave të LSDM-së

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:14

Pas akuzave të LSDM-së se Maqedonia nuk po dëshiron të nënshkruaj marrëveshje me SHBA-të për obliguesit tatimor, reagoi ministria e financave.

“Absolutisht është e pa vërtet se Maqedonia nuk dëshiron që të nënshkruaj marrëveshje me SHBA-të për paraqitjen e llogarive bankare të qytetarëve amerikan jashtë SHBA-së,” thuhet në reagimin e Ministrisë së financave.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka një iniciativë për shkëmbimin e informatave të llogarive bankare si për qytetarët amerikan në Maqedoni, ashtu edhe për qytetarët maqedonas në SHBA”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat