Çavkov dhe Didi për bashkëpunimin policor Shqipëri – Maqedoni

Maqedonia

Çavkov dhe Didi për bashkëpunimin policor Shqipëri – Maqedoni

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:42

Drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik të MPB-së së Maqedonisë, Mitko Çavkov dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi të enjten janë takuar në Ohër për të diskutuar për bashkëveprimin dhe analizimin e punëve dhe prioriteteve të përbashkëta në aspektin e rritjes së sigurisë dhe eliminimit të krimeve.

“Intenca e këtij takimi ishte që të bëjnë një vlerësim dhe analizë me policinë shqiptare, për të identifikuar dhe konfirmuar prioritetet tona të përbashkëta për të ardhmen, dhe qëllimi ynë është që të sigurojmë një përparësi më pro aktive në punën dhe bashkëpunimin midis policive të të dyja vendeve, për luftimin dhe identifikimin e grupeve kriminale”, theksoi Çavkov.

Ai theksoi se qëllimi është që të organizohen ekipe të përbashkëta operative për luftimin e krimit. Çavkov përmendi se përmes këtij bashkëpunimi u arrit që të zbardhen grabitjet dhe rrëmbimet e artarive në Dibër dhe Strugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat