LSDM: Llogaritë e kujt po i fsheh Gruevski?

Maqedonia

LSDM: Llogaritë e kujt po i fsheh Gruevski?

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 18:12

Ligji federal amerikan për pajtueshmëri tatimore për llogaritë jo rezidente. Sipas atij ligji, të gjithë nënshtetasit e SHBA-së, duke i përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë nga SHBA-të, duhet që ti paraqesin llogaritë e tyre bankare për arsye tatimore.

“ Në mënyrë plotësuese, ligji parasheh obligim për institucionet financiare të huaja për ta informuar drejtorinë amerikane tatimore për të gjithë klientët amerikan.

Qëllimi i ligjit ka qenë që të pamundësohet fshehja e pronës nga ana e qytetarëve amerikan në llogaritë of shor dhe korporatave, si dhe të kufizohet mundësia e thyerjeve tatimore.

Ky ligj është i afruar si bazë për marrëveshje ndër shtetërore edhe me qeveritë dhe shtetet tjera.

52 shtete veçse e nënshkruan një marrëveshje të tillë bilaterale me SHBA-, përderisa edhe 60 shtete tjera arritën deri tek një marrëveshje esenciale në drejtim të njëjtë dhe filluan procedurën e nënshkrimit të marrëveshjes.

Të gjithë vendet anëtare të BE, atë marrëveshje e nënshkruan. Shtetet fqinje që e bënë atë marrëveshje janë: Serbia, Mali i Zi, Kosova, Kroacia. Maqedonia nuk gjendet në atë listë. Shteti jonë nuk ka dhënë mbështetje për implementimin e atij ligji.

Qeveria e Nikolla Gruevskit duhet që të përgjigjet se llogaritë e kujt po i fsheh?

Qeveria e Gruevskit duhet që të përgjigjet se pse nuk po i bashkëngjitet vendeve fqinje dhe pse nuk e pranon një ligj të bashkëpunëtorit tonë strategjik SHBA-së?

Pse qeveria maqedonase po qëndron në anën e thyerësve të tatimeve?

Po kërkojmë përgjigje të qarta dhe të drejtpërdrejta. A po i fsheh llogaritë e ministrave me pasaporta të dyfishta? A po i fsheh kriminelët tatimor? Cilëve individ dhe firma po i mundëson mos pagesën e tatimeve? Cilat interesa biznisore janë më të rëndësishme nga Maqedonia dhe marrëdhënieve strategjike me SHBA-të?

Cilat llogari jo rezidenciale po i fsheh Gruevski?

Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshje mund që negativisht të shprehet edhe në bashkëpunimin ekonomik me SHBA-të, pasi që ligji parasheh që DAP-i amerikan të mund të llogaris tatim prej 30 përqind ndaj të gjitha transferove ndaj atyre shteteve që nuk do ta përkrahin ligjin.

Qartas, Gruevski po i dënon qytetarët maqedonas të cilët po i respektojnë ligjet, për t`i mbrojtur interesat bisnesore të njerëzve afër tij”, thuhet në reagimin e Tihomir Ilievski, anëtar i këshillit me jashtë në LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat