Mehmeti për refomën në arsim: Problemi kryesor, fakti se ministri është shqiptar

Maqedonia

Mehmeti për refomën në arsim: Problemi kryesor, fakti se ministri është shqiptar

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:57

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti deklaron mbështetjen e saj për reformën në arsimin e lartë, të cilën e propozon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në postimin e saj në Facebook, Mehmeti thotë se reformat në arsim kanë qenë përherë të ndjeshme dhe komplekse.

Ajo vë re se problemi kryesor është ajo që deputetja e quan “pronësi ndaj procesit” dhe që ka të bëjë me faktin se bartës i kësaj reforme është një ministër shqiptar.

Postimi i plotë i deputetes Ermira Mehmeti:

Reformat ne arsim perhere kane qene te ndjeshme, te veshtira, dhe shume komplekse.

Ne situaten aktuale, problemi kryesor duket se ka te beje me pronesine ndaj procesit: nje minister shqiptar eshte bartes i nje reforme thelbesore per te ardhmen e gjeneratave te reja te qytetareve akademike.

Kjo reforme nuk eshte politike, eshte sistemore. Kjo reforme nuk ka te beje me interesat politike, por me interesat shoqerore. Kjo reforme nuk eshte kunder studenteve, por eshte per te ardhmen e te gjithe qytetareve tane.

Kjo reforme behet per interesat afatgjata te secilit individ te arsimuar, dhe jo per interesat afatshkurtera ose afatmesme politiko-partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat