Plus gjashtë vite burg për Agim Krasniqi

Maqedonia

Plus gjashtë vite burg për Agim Krasniqi

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:56

Agim Krasniqi sot u dënua edhe me gjashtë vite burg për përgatitje të sulmeve terroriste në Shkup. Për veprën e njëjtë para disa viteve gjykata e liroi.

Gjykata në Shkup e gjykoi gjatë vite Agim Krasniqin dhe 8 vite vëllain e tij Besim Krasniqi. Tetë veta tjera, prej të cilëve pesë janë në ikje, u dënuan deri në 8 vite burg.

Të gjithë kanë qenë të xhiruar në rajonin e fshatit Kondovë, me mjete të rënda tokësore dhe uniforma se si kanë ushtruar për sulm në Shkup.

Sipas gjykimit, me dy mars të vitit 2005 në Kondovë, në vendbanimin Borovi, të paditurit janë përgatitur për kryerjen e veprës penale terrorizëm, me tentime për ta cenuar sigurinë e Republikës së Maqedonisë. Seriozisht janë kërcënuar me kryerjen e akteve të dhunshme, të veshur në uniforma ushtarake dhe të armatosur deri në dhëmbë.

Sipas gjykimit, grupi i Krasniqit ka demonstruar mënyrën se si do ta kryente sulmin dhe kanë mbikëqyrur objekte strategjike në qytet. Dëshmi kyçe për aktivitetet e Krasniqit janë xhirimet e babait të tij dhe vajzës nga Shqipëria të cilët në shtet janë paraqitur si gazetar.

Bujar dhe Rajmonda Malecka e kanë xhiruar Krasniqin, por pasi që nuk kanë qenë të paraqitur si gazetar, janë arrestuar dhe dënuar me pesë vite burg. Gjykata e Apelit ia uli dënimin në një vit.

Në suaza të dy gjykimeve asnjëri institucion nuk mund të vërtetonte me siguri se kur janë hapur llogoret në Kondovë. Krasniqi mbrohej se vetëm ka dhënë intervistë për media.

Për momentin Krasniqi është duke vuajtur dënimin në Shtip, ku para ca kohësh edhe u martua. Është i dënuar disa vite për kidnapim, rrahje si dhe organizim të parregullsive në zgjedhjet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat