Gashi: Dy problemet e mëdha të shtetit

Maqedonia

Gashi: Dy problemet e mëdha të shtetit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 14:04

Papunësia dhe marrëdhëniet ndëretnike janë dy problemet më të mëdha të shtetit, thotë njëri nga themeluesit e Lëvizjes “Besa”, Afrim Gashi.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, e cila do të transmetohet të dielën, Gashi thotë se shteti është ai që ndikon thellimin e hendekut ndërmjet komuniteteve.

“Në themel, marrëdhëniet ndëretnike janë të mira dhe stabile, por shteti ndërhyn që ato të thellohen dhe të mos jenë ashtu si duhet. Ne duam ta heqim këtë segment”, thotë Gashi.

Duke folur për nismën e re politike, Gashi shprehet se themeluesit e “Besës”,edhe pse të angazhuar në sfera të tjera të shoqërisë, i njohin mirë problemet e qytetarëve.

“Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe përballemi përditë me të gjitha problemet. Fakti që ne punojmë në sfera të tjera, nuk do të thotë se jemi jashtë problemeve që preokupojnë qytetarët. Mu mbi bazën e tyre ne kemi ndërtuar konceptin tonë”, tha Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat