Aeroporti i Shkupit në nëntor shënon sërish rritje të udhëtarëve

Maqedonia

Aeroporti i Shkupit në nëntor shënon sërish rritje të udhëtarëve

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:42

Aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” vazhdon rritjen e numrit të udhëtarëve. Ky trend pozitiv është shënuar edhe në muajin nëntor.

Sipas të dhënave zyrtare, nëpërmjet aeroportit në Shkup janë transportuar gjithsej 86.857 udhëtarë, që paraqet rritje prej 21.3 për qind.

Ndërkohë, aeroporti i dytë ndërkombëtar në vend, ai i Ohrit “Shën Apostull Pali”, në nëntor, ka shënuar 1.038 udhëtarë.

Në total, nga fillimi i vitit e deri në fund të nëntorit, në aeroportet e Maqedonisë janë shënuar gjithsej 1.120.870 udhëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat