Kryepolici Didi takon homologun maqedonas, siguria në rajon dhe lëvizja e lirë, kryefjalë e takimit

Maqedonia

Kryepolici Didi takon homologun maqedonas, siguria në rajon dhe lëvizja e lirë, kryefjalë e takimit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:53

Garantimi i sigurisë në rajon dhe krijimi një klime së më të përshtatshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ishin kryefjala e takimit të zhvilluar në Ohër mes Drejtorit te Përgjithshëm i Policisë Shqiptare dhe homologut të tij maqedonas, Mitko Chavkov.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ishte i shoqëruar nga Zvdrejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Haki Çako, Zvdrejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Genc Merepeza dhe një grup ekspertësh të këtyre fushave.

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm zhvillohet në kuadrin e takimit të mëparshëm të zhvilluar midis dy Ministrave të Brendshëm të dy vendeve të zhvilluar muaj më parë në Tiranë.

Gjatë takimit, kryepolici, Artan Didi ka falënderuar homologun e tij për mikpritjen e ngrohtë të ofruar për këtë takim pune midis ekspertëve të dy policive. Më pas u kalua në trajtimin e tematikave të përbashkëta që ka dinamika e përditshme për përmbushjen e angazhimeve të ndërrmara nga dy qeveritë në rrugën drejt antaresimit në BE.

i Didi dhe Chavkov kanë theksuar rëndësinë e përcaktimit të prioriteteve të përbashketa si, garantimi i sigurisë në rajon, krijimi i një klime sa më të përshtatshme për levizjen e lirë të qytetarëve dhe te mallrave në të dy anët e kufirit, rritjen e nivelit të bashkëpunimit midis dy policive me vendosjen e kontakteve direkte, si dhe shtrirjen e nivelit të bashkëpunimit duke vendosur këto kontakte si në qendër ashtu edhe në nivelet vendore midis policive lokale për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve.

Gjatë takimit u përcaktuan prioritetet për forcimin e këtij bashkëpunimi nëpërmjet intensifikimit të veprimeve të përbashkëta operacionale në luftë kundër të gjitha llojeve të trafiqeve të paligjshme kjo edhe me mbështetjen dhe ekspertizën e partnerëve tanë të përbashkët ndërkombëtarë.

Në mbyllje të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka ftuar homologun e tij për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila është pranuar me shumë kënaqësi nga ana e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat