Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Maqedoninë

Maqedonia

Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Maqedoninë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:32

Këshilli i BE-së miratoi mbrëmë konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, në lidhje me Maqedoninë dhe me vendet e tjera kandidate për në BE.

Shefat e qeverive të shteteve-anëtare miratuan njëzëri konkluzionet që i sugjerojnë Maqedonisë të zgjidhë disa nga problemet e brendshme, siç është pavarësia e gjyqësorit dhe liria e shtypit, por dhe të ndërmarrë “një aksion të vendosur për zgjidhjen e emrit”.

BE përshëndet faktin se agjenda e integrimit evropian mbetet ende një prioritet strategjik i Maqedonisë dhe se legjislacioni vendas është harmonizuar në masë të madhe me ligjet evropiane.

Në konkluzionet e Këshillit të BE-së thuhet se BE mbetet e përkushtuar në perspektivën evropiane të rajonit, porse pret nga vendet kandidate që ta mbështesin momentuumin e reformave të nevojshme për të qenë anëtare fuqiplota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat