USHT organizon debat për ndryshimet ligjore në arsimin e lartë

Maqedonia

USHT organizon debat për ndryshimet ligjore në arsimin e lartë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:35

Në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës sot do të mbahet debat publik për propozimin për provim shtetëror në arsimin e lartë, si dhe për ndryshimet e fundit të propozuara ligjore në arsimin e lartë.

Gjatë propozimit të vendimit ligjor i cili duhet ta rregullojë vendosjen e provimit shtetëror, Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi se pret debate cilësore dhe konstruktive për propozimin qeveritar i cili, thonë prej atje, është definuar sipas shembullit të një numri të madh të vendeve të Evropës ku ekziston mënyrë e kontrollimit të cilësisë së arsimit në bazë të metodave që i ka konfirmuar shteti.

Qëllimi i propozimit për provim shtetëror është që të përmirësohet cilësia në arsimin e lartë. Në pajtueshmëri me propozimin, gjithë procesin do ta realizojë Këshilli për akreditim dhe evaluim i përbërë nga profesorë nga universitetet në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat