Ali Ahmeti: na leni rahat, populli ka votuar

Maqedonia

Ali Ahmeti: na leni rahat, populli ka votuar

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 00:24

Ne nuk kemi qenë pengesë për askënd as nuk do pengojm askënd por le të na lënë rahat në punën tonë, ne kemi patur pogramin tonë legal, paraqitjet tona legale dhe populli ka votuar, prandaj ne e respektojm vullnetin e komuniteteve, nuk e zgjedhim ne partnerin, partner dhe përfaqësues legjitim të komuniteti shqiptar është lëvizja, partia që fiton shumicën.Qerpiku nuk na dridhet. BDI-ja nuk do të shuhet pavarësisht se këtë e dëshirojnë kundërshtarët politik. Kështu ka deklaruar kryetar i BDI-së, Aliu Ahmeti në kuvendin zgjedhor të degës partiake në Gostivar. Sipas tij, pavarësisht tendencave të shumta në këto 13 vite për ta shkatërruar BDI-në, kjo nuk do të ndodh meqë siç tha ai kjo parti është formuar në një kohë historike. Megjithatë Ahmeti në këtë kuvend nuk foli për propozimin për stemën e re e cila ka shkaktuar reagime edhe brenda partisë së tij.

“BDI luftohet nga të gjitha anët dhe këtë nuk e them që ju të jeni më të mobilizuar dhe nuk e them që të çoj porosi te të gjithë kundërshtarët tanë politik po mos harrojmë se kemi edhe armiq politik, për dikë jemi pengesë e ekzistencës dhe mbijetesës së BDI-së që për 13 vite radhazi nuk kanë heshtur as heshtat as mekanizmat dhe kanë vënë në lëvizje çdo mekanizëm për të shuar BDI…Unë shfrytëzoj rastin nga ky kuvend t’i porosis të gjithë ata që për 12-13 vite me radhë kanë punuar për të vrarë BDI-në, nuk mund ta bëjnë”, deklaroi Ali ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të garojnë me projekte dhe në mënyrë transparente. Dy komunitetet më të mëdha pavarësisht të kaluarës së hidhur duhet të punojnë bashkërisht që ajo të mos përsëritet. Partnerët e koalicionit qeverisës zgjidhen nga votuesit e jo nga partitë politike, ka thënë Ahmeti. Ai ka ftuar edhe komunitetet tjera të ngritin zërin dhe të mos veprojnë si hiena. Krye i BDI-së ka ripërsëritur qëndrimin se alternativë e vetme dhe garanci e vetme për paqe dhe stabilitet është anëtarësimi në strukturat euroatlantike. Ndryshe kryetari i degës së BDI-së në Gostivarit është rizgjedhur, Nevzat Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat