Kriza ruse dhe ajo e naftës nuk do ndikojë në Maqedoni

Maqedonia

Kriza ruse dhe ajo e naftës nuk do ndikojë në Maqedoni

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 15:07

Maqedonia, bashkë me vendet e tjera të rajonit, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bashkimit Europian për t’iu bashkuar në sanksionet ndaj Rusisë.

Mirpo sipas analistit, Visar Ademi zhvleftësimi i valutës ruse dhe rrënia e çmimit të naftës në bursat botërore nuk do kenë implikime për Maqedoninë.

”Nga embargoja evropiane nuk ka reperkusione ekonomike për Maqedoninë. Nuk ka aspak se shteti jonë ka kurs fiks devisor. Pra denari është i lidhur ngushtë me valutën e euros që është stabile me vite.”, tha eksperti për çështje ekonomike, Ademi duke shtuar se SHBA-të diktojnë uljen dhe ngritjen dollarit amerikan.

“E para kur çmimi naftës bie, rritet vlera e dollarit. SHBA-të kanë interes të madh që vlera e dollarit të jetë sa më e ulët me qëllim që produktet amerikane të eksportohen sa më shumë në tregjet botërore a më këtë e mbushin edhe defiçitin e madh të arkës shtetërore”- u shpreh Ademi për "Zhurnal".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat