Tetova pa qendër rehabilitimi, deri në 30 raste kërkojnë ndihmë çdo vit

Maqedonia

Tetova pa qendër rehabilitimi, deri në 30 raste kërkojnë ndihmë çdo vit

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:17

Mbi 10 vite Tetova nuk ka qendër për rehabilitimin e të miturve. Përveç burgut për të rritur nuk ka asnjë godinë që do të merrej me rehabilitimin e personave që kanë nevojë. Në njësinë e punëve të brendshme, ekziston vetëm qendra administrative e cila bënë evidentimin e këtyre personave dhe më pas ata dërgohen në Shkup nga ku shpërndahen edhe në qytet të tjera të Maqedonisë. Qendra për rehabilitim që ekzistonte dikur përballë Teqesë “Harabati Baba”, ka kohë që nuk funksion dhe tani ka mbetur si një gërmadhë. Paralajmërimet e kohë pas kobshme se do të ndërtohet një qendër e re rehabilituese në Tetovë mbeten premtime. Në planet për realizimin e një qendre të re rehabilituese për të mitur, tani më nuk përfshihet lokacioni i vjetër, por parashikohet që kjo qendër të ndërtohet larg qytetit të Tetovës në afërsi të fshatit Cegran.

Qendra rehabilituese që tani më është shndërruar në një gërmadhë fare pranë myftinisë, ende vizitohet nga disa persona të cilët janë trajtuar aty. Ndonëse me problem ata i referohen vendtakimit të vjetër, pro tani ajo nuk sjellë asnjë të mirë.

Zyra administrative në Tetovë, nuk prezanton të dhëna për numrin e personave që kërkojnë të sistemohen në qendrat rehabilituese, por konsiderohet se ky numër arrin nga 20 – 30 persona në vit që kërkojnë trajtime të ndryshme.

Në të shumtën e rasteve prindërit hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në qendrat më të largëta rehabilituese në qytetet tjera. Disa ankohen për shkak të kostos disa druajnë dhe dëshirojnë që t’i përkushtohet vetë fëmijëve të tyre.

Nga zyra administrative thonë se evidentimi dhe trajtimi i atyre që kërkojnë të sistemohen në qendrat rehabilituese në Shkup nuk merr shumë kohë edhe pse duhet të bëhet me ndërmjetësimin e kësaj zyre. Disa nga prindërit deklarojnë se mungesa e një qendre rehabilituese në Tetovë nxitë vonesa dhe shpesh edhe pamundësi për marrë trajtimin e duhur.

Hajredn Ibrahimi thotë se për një qytet si Tetova mungesa e një qendre rehabilituese sjellë vështirësi për shumë familje. I vëllai i tij është trajtuar në qendrën që ekzistonte dikur në Tetovë. Hajredini thotë se tani mbahet peng e gjithë familja për shkak të pamundësisë për ta dërguar në ndonjë qendër më të largët rehabilituese.

Me vështirësi të njëjtë përballen shumë familje për shkak të mungesës së qendrës rehabilituese. Autoritetet vendore nuk japin një konfirmim të saktë çfarë do të bëhet në të ardhmen. Disa thonë se është ndarë lokacioni, por nuk dinë ta konfirmojnë më saktë. Disa familjarë thonë se atyre u është treguar se qendra rehabilituese do të ndërtohet më larg Tetovës, por deri më tani nuk ka iniciativë konkrete për fillimin e ndërtimit të një qendre rehabilitues për rajonin e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat