Ahmeti: BDI tentuan ta vrasin, por është asht i fortë që të mbetet në fyt

Maqedonia

Ahmeti: BDI tentuan ta vrasin, por është asht i fortë që të mbetet në fyt

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:51

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në Kuvendin e 5-të Zgjedhor, tha se BDI është asht i fortë dhe se u ka rezistuar tentimeve për ta vrarë që prej themelimit të saj.

Në fjalën e tij, Ahmeti tha se në 12-13 vitet e fundit të tjerët kanë punuar për ta vrarë BDI-në, porse ajo është një asht i fortë që u mbetet në fyt gjithkujt që mendon ta gëlltisë.

Fjalimi i plotë i Ahmetit, siguruar nga Radio Vala:

Në këtë rast do doja edhe t’u përshëndes dhe t’u uroj për punët e para dhe të mira që i keni bërë, për kurajot që keni pasur në vitet që latë pas. Vërtetë keni pasur një situatë me ca batica e zbatica, por ju keni qenë ata që i keni dhënë shpirt, e keni ripërti atë lëvizje që asnjëherë nuk ka merituar, nuk meriton dhe nuk ka qenë anemike, por gjithmonë e mishëruar dhe e lidhur thellë me hallet dhe problemet e popullatës, gjithmonë ka vepruar me guxim kur është dashur guximi, me urtësi kur është dashur urtësia, por edhe krenar sepse e kemi merituar krenarinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim luftohet nga të gjitha anët. Këtë nuk e them që ju të jeni më të mobilizuar dhe këtë nuk e them që të çojmë porosi tek të gjithë kundërshtarët tanë politik. Por mos harrojmë se kemi edhe armiq politik, për dikë jemi pengesë e ekzistencës dhe mbijetesës së BDI-së. Për trembëdhjetë vite radhazi nuk kanë heshtur as heshtas, dhe e kanë venduar në lëvizje çdo mekanizëm për të shuar Bashkimin Demokratik për Integrim. Unë shfrytëzoj rastin nga ky kuvend ti porosis të gjithë ata që për 12-13 vite me radhë kanë punuar për të vrarë BDI-në, nuk mund ta bëjnë sepse ne kemi lindur në një situatë historike dhe ajo pjesë e historisë që është nëna jonë ne na ka bërë të pavdekshëm dhe nuk vdesim kurrë pavarësisht tendencave, organizimeve.

Ne nuk kemi pengesë për kërkënd, as nuk do pengojmë askënd, por le të na lejnë rehat në punën tonë se as sherr as shtet ka parë nga ne, as partitë politike, ne kemi patur programin tonë legal, ne kemi patur paraqitjet tona legale dhe populli ka votuar. Prandaj, ne respektojmë vullnetin e komuniteteve, nuk i zgjedhim ne partnerët, partnerët i zgjedh ai që voton, partner dhe përfaqësues legal dhe legjitim i komunitetit shqiptarë është partia, është lëvizja që fiton shumicën. Gjithashtu edhe nga komuniteti i bashkëqytetarëve tanë partner, legal dhe legjitim mbetën ata që fitojnë shumicën nga komuniteti i bashkëqytetarëve tanë. Kështu ka rastis fati i këtyre dy popujve dhe këtyre dy komuniteteve të jetojnë në hapësira të përbashkëta, por ta harrojmë të kaluarën, ajo është e hidhur dhe të gjithë bashkërisht duhet të punojmë që ajo e kaluar si e keqe të kujtohet dhe ajo e kaluar të mos përsëritët.

Të gjithë të punojmë që ky vend sa më parë të jetë i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO si alternativë e vetme, ska alternativë tjetër. Ne jemi zbatuesit, praktikuesit, respektuesit më të mëdhenj të motos së Rilindjes Kombëtare “Dielli për shqiptarët lind në perëndim”. Këtu ne e shohim ardhmërinë. Asnjë ardhmëri shqiptarët nuk kanë qoftë nga lindja e largët, qoftë nga e mesmja, qoftë nga ajo lindje më në veri. E ardhmja e shqiptarëve, garanca e vetme për paqe, stabilitet, siguri dhe përparim kombëtar është të qenurit pjesëtarë të NATO-s dhe me dinjitet të anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Po ju them edhe një herë, pavarësisht sa na luftojnë, sa punojnë të tjerët ne qerpiku s'na dridhet sepse jemi në punën tonë, jemi në hakun tonë por ama le të garojnë burrërisht edhe me komunitet tjera të mos punojnë e veprojnë si hienat duke bërë gracka e gjëra të pahijshme sepse BDI-ja le ta dëgjojnë të gjithë asht i fortë dhe i mbetët gjithkujt në fyt që mendon që ta gëlltit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat