Forbes: Maqedonia e para në rajon për bërje biznesi

Maqedonia

Forbes: Maqedonia e para në rajon për bërje biznesi

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:33

Magazina prestigjioze “Forbes” ka renditur Maqedoninë në pozitën numër 31 në botë, mes gjithsej 146 shteteve, në indeksin për vendet më të mira për bërje biznesi.

Rezultati i këtij viti shënon ngritje të Maqedonisë për 5 vende, krahasuar me vitin 2013, ndërsa krahasuar me vitin 2012 shënohet ngritje për 6 vende.

Sipas renditjes, nga vendet e rajonit, Maqedonia qëndron më mirë se të gjitha vendet e tjera, me përjashtim të Sllovenisë, e cila renditet e 14-ta.

Pas vendit tonë, në këtë raport, ndodhen Bullgaria (42), Mali i ZI (48), Kroacia (46), Greqia (51), Turqia (50) dhe Shqipëria (51).

Renditja e shteteve bëhet sipas disa kritereve, me përfshirjen e rezultateve në sferën e të drejtave pronësore, inovacioneve, tatimeve, teknologjisë, korrupsionit, lirisë personale, tregtare dhe monetare, burokracisë, mbrojtjes së investitorëve dhe efikasitetit në tregun e letrave me vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat