Më lehtë shkohet në NASA, se sa të bëhesh gjykatës në Shkup

Maqedonia

Më lehtë shkohet në NASA, se sa të bëhesh gjykatës në Shkup

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:08

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë e Maqedonisë në janar të vitit 2015 do të hap konkurs për pranimin e kandidatëve të rinjë të cilët duhet të shkollohen 2 vite dhe më pas ata e kanë të garantuar punësimin si gjykatës apo prokuror.
Kështë bëjnë të ditur burime për portalin Zhurnal. Në uebfaqen zyrtare do të publikohen edhe më kriteret dhe mbi 5000 pyetjet për pranim.

Sipas disa kandidatëve të cilët kanë konkuruar para disa viteve thonë se procedura për tu kyçur në Akademi ëshë tepër e rrënd.” Thjesht më lehtë shkohet në NASA, se sa të bëhesh gjykatës në Shkup, kërkojnë disa gjuhë të huaja, teste dhe shumë çertifikata ndërkombëtare që nuk mund të arrihen. Ne shqiptarët me këto kushte asnjëher nuk mund të bëhemi gjykatës”.

Shqetsimi i kandidatëve shqiptar alarmon se dera për gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm është gati se e mbyllur, por këtë herë me ligj e jo me politikë.

Ndryshe,kandidatët para se të pranohen iu nënshtrohen shumë provimeve të rrënda dhe duhet të të kishin dhënë, mes tjerash provimin e jurispodencës, certifikata ndërkombëtare si :1.TOEFEL 2. IELTS 3.TOLES 4. ILEC 5.Certifikatë të Kembrixhit-B1.

Megjithatë sipas ligjit qëllimi i themelimit të Akademisë është që t’a sigurojë kryerjen në mënyrë profesionale,të pavarur,të paanshme dhe efikase të funksionit të gjykatësit dhe të prokurorit publik, si dhe kryerjen e punëve në mënyrë profesionale dhe efikase të shërbimeve profesionale në gjyqësi dhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat