Nevzat Bejta rizgjidhet kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar

Maqedonia

Nevzat Bejta rizgjidhet kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 08:37

Në kuvendin e 5-të zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar, me votim të fshehtë Nevzat Bejta u rizgjodh për kryetar të Degës së BDI-së në Gostivar. Bejta nuk pati asnjë kundërkandidat për kryetar dege.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, por edhe ata që nuk kanë votuar sepse kjo është pjesë e demokracisë. Ne do vazhdojmë të punojmë ashtu siç kemi punuar. Ishallah në zgjedhjet e reja të tregojmë rezultate edhe më të mëdha që i kemi pasur deri në vitin 2014. Ju faleminderit”, tha pas rizgjedhjes, Nevzat Bejta kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar, njofton portali RadioVala.

Procesin zgjedhor nga afër e ndoqën nga afër edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kordinatori i Zonës së 6-të zgjedhore, Izet Mexhiti, funksionar lokal dhe qendoror nga radhët e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat