BDI Strugë: Kontradiktat e klanit Ramiz Merko

Maqedonia

BDI Strugë: Kontradiktat e klanit Ramiz Merko

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 19:37

Kur jemi këtu mos koordinimi i deklaratave të funskionarëve të BDI-së vërehet qartë te Argëtim Asani dhe Ramiz Merko…

Pas rrahjes në BDI-në e Strugës edhe deklaratat funksionarët e BDI-së kanë filluar t’i ngatërrojnë me njëri – tjetirn, pasi për të njëjtën ngjarje japin versione të ndryshme, aq sa e vënë në dyshim se çfarë ka ndodhur realisht mbrëmë në Strugë.

Kur jemi këtu mos koordinimi i deklaratave të funskionarëve të BDI-së vërehet qartë te Argëtim Asani dhe Ramiz Merko, pasi që kanë demantuar njëri – tjerin. Me ç’rast zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Argëtim Asani në një deklaratë për medie demantoi informatën që ka përfunduar në spital, pas përleshjes së mbrëmshme të klaneve brenda BDI-së së Strugës, raporton Almakos. Ai thotë që është shëndosh e mirë dhe nuk ka qenë i involvuar në këtë incident, duke mos mohuar që ka qenë në mbledhjen e mbrëmshme.

Por, ndryshe thotë Ramiz Merko, në një deklaratë për televizionin ’24 Vesti’ pohon se Asani është lënduar lehtë në përleshjen e mbrëmshme mes aktivistëve të BDI-së.

“Dje isham jashtë shteti në Kosovë. Dëgjova në mbrëmje për incidentin, nuk di detaje, por dua të them se kjo nuk është një atmosferë demokratike ku duhet të zhvillohet procesi… Asani është mirë dhe se nuk ka marr ndonjë lëndim më serioz”, – thekson Merko për 24 Vesti, transmeton Almakos

Ndryshe, rivaliteti mes grupeve të zv/ministrit të mbrojtjes Arben Labënishti dhe deputetit Ramiz Merko ka filluar që nga zgjedhjet e fundit lokale, kur deputeti i atëhershëm Llabënishti fitoi mbështetjen dhe u kandidua për kryetar të Komunës së Strugës, pavarësisht ambicieve të Merkos. Që atëherë ky rivalitet është ushqyer nga të dyja palët, dhe po kulmon tani që njëri prej klaneve duhet të merr drejtimin e Degës së Strugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat