Një e katërta e njerëzve të moshuar në Maqedoni torturohen psiqikisht

Maqedonia

Një e katërta e njerëzve të moshuar në Maqedoni torturohen psiqikisht

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:23

25,7 përqind të qytetarëve të Maqedonisë që janë më të moshuar se 65 vjet torturohen psiqikisht, 12 përqind janë të keqpërdorur financiarisht ndërsa janë torturuar fizikisht 5.7 përqind, tregojnë të dhënat e hulumtimit të kryer nga Organizata Botërore Shëndetësore.

Sipas hulumtimit fajtorët sulmuesit zakonisht janë anëtarë të familjes. Faktor në rrezik janë gratë, personat me shëndet të rënde mental dhe fizik si dhe personat me më pak të ardhura në amvisëri ose me nivel më të ulët të arsimimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat