Nis dialogu social-ekonomik mes Maqedonisë dhe BE-së

Maqedonia

Nis dialogu social-ekonomik mes Maqedonisë dhe BE-së

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:35

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi mbajti sot fjalë në Takimin Iniciues (Kick off meeting) i cili ka të bëjë me Programin për reforma në punësim dhe në sferën sociale.

Takimi iniciues për fillimin e dialogut social-ekonomik mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, paraqet mbështetje të politikave për zhvillim gjithëpërfshirës të vendeve në proces të aderimit në Bashkimin Evropian, në pajtim me objektivat e Evropës 2020.

Ne fjalën e tij, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë në vazhdimësi ndërmerr aktivitete për rritjen e zhvillimit ekonomik.

Si rezultat i kësaj, vendi arriti ngritje për 10 vende, dhe u rangua në vendin e 63-të në Raportin për konkurrencë globale 2014-2015, të shpallur në Forumin Ekonomik Botëror. Ky është përmirësimi i dytë i radhës i konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë.

Vitin e kaluar rangimi i vendit u përmirësua për 7 pozita. Këtë vit, për herë të parë ekonomia e Maqedonisë e përmirësoi rangimin e saj në të gjitha 12 shtyllat të cilat e përbëjnë indeksin.

Ai theksoi se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë është gjeneratori kryesor i reformave dhe veprues për ekzistimin e entuziazmit kolektiv në këtë proces ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë me përkushtim punon në ballafaqimin me sfidat që kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse.

Programi i reformave në punësim dhe në sferën sociale do të kontribuojë në dialogun e përgjithshëm në kuadër të Kapitullit 3.19 - “Politika sociale dhe punësimi”, dhe njëherësh paraqet mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të BE-së në këtë fushë. Gjithashtu, do të ndihmojë që më lehtë të ndiqet progresi në këtë fushë, duke ndërlidhur prioritetet për shfrytëzimin e ndihmës financiare para-aderuese të BE-së (fondet IPA) si dhe bashkëpunimin strategjik me donatorët tjerë në Maqedoni.

Në fund, Besimi theksoi se në këtë proces si dhe deri më tani, është e nevojshme që të gjithë së bashku të punojmë në arritjen e progresit në reforma, me çka do të arrihet zhvillim dhe do të hapen vende të reja të punës për qytetarët e Maqedonisë, e njëherësh edhe do të realizohen qëllimet e caktuara nga BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat