​Strugë: Rrahje në BDI, njëri përfundon në spital

Maqedonia

​Strugë: Rrahje në BDI, njëri përfundon në spital

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:12

Grushte fytyrës, hedhje e telefonave celularë ndaj njëri-tjetrit dhe një person i shtruar në spital, është bilanci i përleshjes së anëtarëve të dy krahëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë, njofton portali Tetova sot.

Sipas burimeve të BDI-së së Strugës, gjatë mbledhjes ku është folur për kandidatët për kryetar të ardhëm të degës në këtë qytet, janë ndeshur përkrahësit e Arben Llabunishtit me ata të ish-kryetarit të Komunës, Ramiz Merko.

Njoftohet se krahu i Llabunishtit është acaruar për shkak të përkrahjes që Merkos ia ka dhënë zëvendëskryeministri në Qeverinë maqedonase dhe njeriu i dytë i partisë Musa Xhaferi.

Nga spitali i Strugës nuk kanë konfirmuar se kush është personi që ka kërkuar ndihmë mjekësore, por portali mëson se bëhet fjalë për një zëvendës-drejtor të Drejtorisë së të Hyrave Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat