Festa e Flamurit në Shkup me incidente, tre të plagosur rëndë

Maqedonia

Festa e Flamurit në Shkup me incidente, tre të plagosur rëndë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:29

Tre të rinj shqiptarë të plagosur rëndë janë regjistruar sonte në Shkup. Bëhet fjalë për dy raste të veçanta – therje mes të rinjve, njëra në afërsi të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në rrugën Xhon Kenedi, ndërsa tjetra në Sheshin “Skënderbeu”, ku po vazhdojnë festimet me rastin e Ditës së Flamurit . Në Sheshin “Skënderbeu”, para pak çastesh i plagosur rëndë ka mbetur Fidan Isufi, 20 vjeç, ndërkohë që i njëjti, siç thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë pesë goditje të forta me mjet të mprehtë, derisa në rrugën “Xhon Kenedi” pasdite, të lënduar rëndë kanë mbetur Buhari Samakova 26 vjeç dhe Adil Samakova 18 vjeç, të cilët janë therë me thikë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme informojnë se po hetohen shkaqet e dy incidenteve në fjalë, ndërkohë që tre të lënduarit tash më po mjekohen në qendrat spitalore në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat