Flamuri gjigant kuq e zi në Tetovë ka tmerruar maqedonasit!

Maqedonia

Flamuri gjigant kuq e zi në Tetovë ka tmerruar maqedonasit!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 22:30

Flamuri gjigant rreth 40 metra që ndriçoi sot Tetovën për festën e 28 Nëntorit, ka brengosur dhe ka tmerruar tej mase mediat maqedonase.

Mediat maqedonase me ironi kanë shkruar sot për ngjarjen e festës së Flamurit në Tetovë, duke u munduar të zbulojnë se kush qëndron pas këtij flamuri gjigant dhe kush janë personat që e vendosën flamurin ilegalisht në Pallatin e Kulturës, njofton TetovaSot.

Gazeta maqedonase, “Utrinski Vesnik”, thotë se përsëri u vendos flamuri gjigant në Pallatin e Kulturës në Tetovë, dhe, si çdo vit, edhe kësaj radhe nuk dihet se kush e vendosi atë.

Televizioni maqedonas “Alfa Tv”, thotë se sipas ligjit, flamuri i bashkësive duhet të vendoset së bashku me atë shtetëror dhe të jetë më i vogël se një e treta e tij.

Edhe televizioni tjetër maqedonas, “Vesti 24”, thirret gjithashtu në ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në vend i cili thotë se duhet të qëndrojë pranë edhe flamuri shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat