VIDEO: Si prodhoheshin pasaportat ilegale

Maqedonia

VIDEO: Si prodhoheshin pasaportat ilegale

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:34

Javorja “Fokus” ka publikuar regjistrimin video, si provë për ekzistencën e një punëtorie ilegale për prodhimin e pasaportave biometrike.

“Fokus” njofton se provat e saj, pas konsultimeve me avokatët, ia ka dorëzuar Prokurorisë Publike.

Në video duken qindra pasaporta të saposhtypura, në një ambient privat, i cili nuk mund të saktësohet nëse është shtëpi apo apartament.

Javorja maqedonase thotë se regjistrimi filmik është realizuar një ditë para zgjedhjeve parlamentare në prill të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat