26.2 përqind të varfër në Maqedoni

Maqedonia

26.2 përqind të varfër në Maqedoni

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:33

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave për vitin 2012 është 26.2 përqind

Sipas të dhënave të publikuara, numri i personave që kanë jetuar në kufirin e varfërisë në vitin 2012 ka qenë 540.000. Shkalla e varfërisë është më e lartë tek familjet me dy të rritur dhe tre ose katër fëmijë dhe përbëhet prej 53.9 përqind, tek prindërit e ndarë që kujdesen për fëmijë 30.8 përqind dhe familjet që ruajnë fëmijë ku shkalla është 28.7 përqind.

Te personat e punësuar shkalla e varfërisë është 11.1 përqind, tek të papunësuarit 46.5 përqind, tek pensionistët 14.1 përqind dhe 33 përqind përfshinë personat tjerë jo aktiv.

Në vitin 2012, 39.5 përqind e personave kanë pasur vështirësi me pagesën e faturave, persona që nuk kanë mundur t`i mundësojnë vetes një pushim një javor brenda vitit përbën 73.6 përqind, 28.7 përqind nuk kanë mundur që t`i lejojnë vetes të kanë auto./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat