Filloi asfaltimi i rrugës afër Xhamisë së Pashës

Maqedonia

Filloi asfaltimi i rrugës afër Xhamisë së Pashës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:21

Sot filloi shtrimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën Vëllezërit Miladinov. Rruga shtrihet nga udhëkryqi i bulevardit Iliria deri në udhëkryqin e rrugës Gjorçe Petrov. Gjatësia e kësaj rruge është 280 m ndërsa gjërësia 6 m. Njëkohësisht në trotuaret përgjatë kësaj rruge punojnë edhe punëtorë të EVN-së dhe Telekomit, të cilët shtrojnë kabllot nëntokësorë. Punimet nga afër i ndoqi edhe Kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat