Përmbysja e anijes "Ilinden", familjet e viktimave kërkojnë 5.2 mln euro

Maqedonia

Përmbysja e anijes "Ilinden", familjet e viktimave kërkojnë 5.2 mln euro

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:12

Në Gjykatën e Qarkut të Sofjes ka nisur sot procesi gjyqësor në lidhje me përmbysjen e anijes “Ilinden” në Ohër, ku humbën jetën 15 shtetas bullgarë.

Familjarët e viktimave kërkojnë nga kompanitë e sigurimit “Alianz Fersiherung” dhe “Germanischer Leud” rreth 5.2 milionë euro zhdëmtim.

Në padinë e familjarëve, thuhet se shkak për tragjedinë janë ndryshimet e bëra në strukturën e anijes, pas të cilave dy kompanitë e sigurimit e kanë vlerësuar mjetin lundrues si të sigurt.

Gjatë seancës së sotme, janë dëgjuar 14 dëshmitarë, familjarë dhe të afërm të viktimave, të cilët rrëfyen hollësitë rreth ngjarjes tragjike.

Gjykata u dha afat të dyja palëve që në afat prej 20 ditësh të njihen me të gjitha provat në këtë proces, si dhe të merren informacione shtesë për ekspertizën teknike të rastit.

Për përmbysjen e anijes me të cilën udhëtonin mbi 50 turistë bullgarë, u dënuan me burg pronari dhe kapiteni Sotir Filevski, si dhe eksperti teknik Brano Baiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat