Pollozhani: BDI të rikthejë agjendën etnike

Maqedonia

Pollozhani: BDI të rikthejë agjendën etnike

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:10

Kryetari i Shoqatës së Ish të Burgosurve Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, vlerëson se pas 6 muaj qeverisjeje partia shqiptare duhet të rikthejë agjendën etnike.

Në një deklaratë për Koha, Pollozhani thotë se kjo madje duhet të ndodhë me afate konkrete dhe me linja të kuqe për çdo pikë në veçanti.

Sipas tij, përdorimi i gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat dhe çështje të tjera që prekin shqiptarët duhet të jenë në krye të agjendës.

"Është koha për t’i riaktualizuar kërkesat që janë jetike për shqiptarët, ato duhet të jenë kërkesa të të gjitha partive shqiptare dhe jo vetëm të asaj në Qeveri. Madje duhet edhe të caktohen afate, siç u caktuan afatet për integrimet duhet tani të caktohen afate edhe për çështjet etnike. Është momenti që BDI të shfrytëzojë potencën politike që të bëjë një kthesë nga rruga njëkahëshe e qorrsokakut në të cilin është futur. Politika shqiptare është në një pozicion vendnumëro, mos të them edhe regresiv, gjithsesi duhet të përcaktohet kërkesat decide me afate dhe vija të kuqe, sepse çdo gjë është duke degraduar dhe duke na çuar në regres", vlerëson Pollozhani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat