Zaev: Bombat tona do të heqin Gruevskin nga pushteti

Maqedonia

Zaev: Bombat tona do të heqin Gruevskin nga pushteti

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:09

Kreu i Lidhjes Social-Demokrate Zoran Zaev ka deklaruar sërish se provat që ka në dorë për kryeministrin Nikola Gruevski do ta heqin atë nga pushteti.

Nga Velesi, ku po mbante një takim me qytetarë, Zaev tha se bombat e opozitës do të rrëzojnë këtë pushtet dhe do të heqin, siç u shpreh ai, robërinë që na ka mbërthyer.

Në vargun e akuzave, Zaev tha se mediet janë nën kontroll të plotë të pushtetit, ndërkohë që ekonomitë familjare janë zhytur në borxhe, kurse bizneset detyrohen në mbyllje.

Ai tha se opozita nuk do të rikthehet në Parlament për sa kohë situata nuk normalizohet dhe demokracia nuk rikthehet.

“Nuk na bëjnë punët, prandaj nuk guxojmë duke pasur sy të jemi të verbër, duke pasur veshë të jemi të shurdhër. Askush nuk mund ta bëjë luftën për ne, këtë duhet ta bëjmë ne vetë”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat