Thaçi: 28 Nëntori, simbol i qëndresës shqiptare

Maqedonia

Thaçi: 28 Nëntori, simbol i qëndresës shqiptare

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:06

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci, në telegram urimin e tij për 28 Nëntorin, thotë se kjo ditë ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qendresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.

Duke e cilësuar si një amanet ndër breza, Thaçi thotë se 28 Nëntori na mëson se si duhet sakrifikuar për të drejtat tona.

Telegrami i plotë:

28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, duke përkujtuar me respekt të gjithë ata që me sakrificën dhe flijimin e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Është edhe një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë për të vazhduar këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të shenjtë. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat