PDSH: 28 nëntori një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë

Maqedonia

PDSH: 28 nëntori një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:22

28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, duke përkujtuar me respekt të gjithë ata që me sakrificën dhe flijimin e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Është edhe një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë për të vazhduar këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të shenjtë. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

Menduh Thaçi/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat