Kryetari Sadiki: 28 Nëntori frymëzimi për ecjen tonë të përbashkët drejt aspiratave legjitime

Maqedonia

Kryetari Sadiki: 28 Nëntori frymëzimi për ecjen tonë të përbashkët drejt aspiratave legjitime

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:05

Azem Sadiki, Kryetar i Komunës së Studeniçanit ka uruar Ditën e Flamurit, 28 nëntorin.

“Më 28 nëntor, para më shumë se një shekulli, burrat më të ndritur të kombit tonë e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kjo datë na i kujton shumë ngjarje historike. Lë të jetë kjo festë burim frymëzimi për ecjen tonë të përbashkët drejt aspiratave legjitime për jetë më të mirë për të gjithë.

Lë të jetë kjo festë nxitje për krijimin e një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë.

Në këto momente kremtimesh, dua që me sinqeritetin më të madh të përcjellë urimet e mija për të gjithë ju, qytetarë të Komunës së Studeniçanit dhe bashkombasë të mijë kudo që jeni”, thuhet në urimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat