BESA për Festën e Flamurit viziton Velesin, Prilepin dhe Manastirin

Maqedonia

BESA për Festën e Flamurit viziton Velesin, Prilepin dhe Manastirin

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:44

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, anëtarët e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA do t’i vizitojnë vendbanimet mbase më periferike të shqiptarisë. Destinacion i Besës janë vendbanimet shqiptare të Velesit, Prilepit dhe të Manastirit.

Një grup i aktivistëve do të nisen nga Shkupi në orën 9.30, për të arritur, së pari, në f. Buzallakovë të Velesit, pastaj do të qëndrojnë në f. Slivnik dhe do të përfundojnë në f. Jabollçishtë e Epërme.

Ndërkaq grupi i dytë do të niset nga Tetova në orën 9.30, për të qëndruar së pari në f. Cërnilishtë të Prilepit, e pastaj do të vazhdojnë në qytetin historik të Manastirit dhe në fshatin më juglindor shqiptar të Maqedonisë – Mexhitlija, që gjendet në kufirin Maqedoni-Greqi.

Misioni i këtyre vizitave është që edhe atje të shpërndahet flamuri kombëtar, edhe atje të ndjehet shqiptaria e festa e Flamurit dhe që edhe ato vendbanime ta ndjejnë se janë po aq të rëndësishme dhe të vlefshme sa gjithë pjesa tjetër e shqiptarisë që nesër do të jetë në festë./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat